Kërkesë për Ekspert të Jashtëm
Spitali Rajonal GJirokastër në kuadër të Projektit “MediLink” zhvillon proçedurën e prokurimit për zërat D3.3 “External Expertise for Cross-Border Patient Mobility and Healthcare Utilization Study in the Greece–Albania Region” dhe D3.4 “Development of a Memorandum of Understanding (MoU) and Action Plan for Sustainable Cross-Border Healthcare Cooperation between Greece and Albania”
Lutemi subjektet e Interesuara të dërgojnë ofertat financiare pranë protokollit të Spitalit Rajonal Gjirokastër në një zarf të mbyllur ku mbi zarf të shkruhen të dhënat si më poshtë:
Spitali Rajonal Gjirokastër
Adresa: Lagjja “18 Shtatori”, Gjirokastër, Shqipëri
ose në adresën e emailit spitaligjirokaster@shendetesia.gov.al brenda datës : 23.06.2026 deri në orën 16:00 pm.
Te linku më poshtë do të shkarkoni të gjithë dokumentacionin e nevojshëm:
Shpallje fituesi
Për Kërkesë për Expert të Jashtëm fitues shpallet Operatori Ekonomik si më poshtë i cili ka plotesuar të gjitha kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar sipas Ftesës për Ofertë.
Znj Brunilda Lame me Nipt L93626601L.
Takim në kuadër të zbatimit të projektit MEDILINK
Në kuadër të zbatimit të projektit MEDILINK, të financuar nga Programi Interreg VI-A IPA CBC Greece–Albania 2021–2027, u zhvillua një takim ndërmjet përfaqësuesve të Spitalit Universitar të Janinës dhe Spitalit Rajonal Gjirokastër.
Takimi u fokusua në bashkëpunimin ndërinstitucional dhe në ecurinë e aktiviteteve të parashikuara në kuadër të projektit, me qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet institucioneve shëndetësore të dy vendeve.
Nëpërmjet këtij projekti, Spitali Rajonal Gjirokastër do të përfitojë një pajisje moderne CT Scanner (skaner CT), e cila do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve diagnostikuese të spitalit dhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimit të ofruar për pacientët.
Projekti MEDILINK synon të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar në fushën e shëndetësisë, duke promovuar shkëmbimin e përvojave, përmirësimin e kapaciteteve dhe pajisjen e institucioneve shëndetësore me infrastrukturë dhe teknologji bashkëkohore.
Ky bashkëpunim përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe garantimit të një kujdesi më cilësor dhe më të aksesueshëm për komunitetin e zonës së Gjirokastrës.
Kërkesë për Expert të Jashtëm.
Spitali Rajonal GJirokastër në kuadër të Projektit “MediLink” zhvillon proçedurën e prokurimit për zërat D2.1.2 PB2’s Project Communication Strategy dhe D 2.2.2 Website input.
Lutemi subjektet e Interesuara të dërgojnë ofertat financiare pranë protokollit të Spitalit Rajonal GJirokastër në një zarf të mbyllur
Spitali Rajonal Gjirokastër
Adresa: Lagjja “18 Shtatori”, Gjirokastër, Shqipëri
ose në adresën e emailit spitaligjirokaster@shendetesia.gov.al brenda datës : 11.03.2026 deri në orën 16:00 pm.
Te linku më poshtë do të shkarkoni të gjithë dokumentacionin e nevojshëm:
Shërbime
Hello world!
Welcome to WordPress. This is your first post. Edit or delete it, then start writing!

