Programi i Transparencës
Hyrje
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Autoriteti Publik duhet të publikojë Programin e Transparencës të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Autoriteti Publik duhet të publikojë informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale dhe të rishikojë e përditësojë Programin e Transparencës kur ndryshon veprimtaria institucionale ose kuadri ligjor.
Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë i plotë, i saktë, i përditësuar, i kuptueshëm dhe lehtësisht i aksesueshëm, duke respektuar kufizimet ligjore për publikimin.
Rreth autoritetit
- Struktura organizative / Organigrama
- Struktura e pagave
- Funksionet dhe detyrat e autoritetit publik
- CV-të dhe pagat e nëpunësve, kur kërkohen nga ligji
- Procedurat që ndjekin funksionarët për marrjen e vendimeve
Kuadri Ligjor Rregullator dhe Integrimi Europian (Tekstet e Plota)
- Legjislacioni ndërkombëtar
- Legjislacioni kombëtar
- Akte nënligjore
- Rregullore
- Kodi i sjelljes
- Aktet që ndikojnë të drejtat dhe liritë themelore
- Strategji
- Raporte vjetore
- Manuale dhe dokumente politikash që lidhen me funksionet e institucionit
E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar
Procedurat për të bërë kërkesa dhe ankesa, afatet dhe mënyra e përgjigjes
Çdo person ka të drejtë të kërkojë informacion publik që administrohet nga Spitali Rajonal Gjirokastër, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Paraqitja e kërkesës
Kërkesa për informim duhet të përmbajë emrin dhe mbiemrin e kërkuesit, adresën postare ose elektronike, përshkrimin e informacionit të kërkuar dhe mënyrën e preferuar të marrjes së tij. Kërkesa paraqitet nëpërmjet kanaleve zyrtare të institucionit.
Afati i përgjigjes
Kërkesës për informim i jepet përgjigje brenda afatit të përcaktuar në Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar. Afati i përgjithshëm është deri në 10 ditë pune, me zgjatje vetëm në rastet e parashikuara nga ligji.
Paraqitja e ankesës
Në rast refuzimi ose mungese përgjigjeje brenda afatit ligjor, kërkuesi mund të paraqesë ankesë pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, brenda afatit ligjor.
Baza ligjore: Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar
- Koordinatori për të drejtën e informimit : Majlinda Aliko
- E-mail zyrtar: majinda.aliko2@oshksh.gov.al
- Adresa postare: 18 Shtatori Gjirokastër
- Orari i pritjes: E Hënë – E Enjte: 8:00 – 16:30 / E Premte: 8:00 – 14:00
- A. Formulari standard për kërkesë për informacion;Kërkesat për informacion dorëzohen në formë të shkruar, fizikisht në sekretarinë e institucionit ose elektronikisht përmes emailit të mësipërm. Për lehtësi, në faqen zyrtare të Spitalit Rajonal Gjirokastër është vënë në dispozicion një formular standard, i cili mund të shkarkohet dhe plotësohet nga çdo kërkues informacioni:Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Kërkesa regjistrohet në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, të parashikuar në nenin 8 të këtij ligji dhe për të caktohet një numër rendor.Kërkesat për informim regjistrohen sipas radhës së paraqitjes dhe trajtohen pa dallime mes tyre. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
c) përshkrimin e informacionit që kërkohet;
ç) formatin në të cilin preferohet informacioni;
d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik. Përjashtimisht, kërkesat për njohjen me informacionin arkivor të ruajtur në arkivat e përhershëm trajtohen në përputhje me ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat.”Në rastet kur autoriteti publik, të cilit i drejtohet kërkesa për informim, është i paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e kërkesës, ai kontakton menjëherë, por gjithnjë jo më vonë se 48 orë nga data e paraqitjes së kërkesës, me kërkuesin për të bërë sqarimet e nevojshme.
Në qoftë se pas shqyrtimit të kërkesës autoriteti publik konstaton se nuk e zotëron informacionin e kërkuar, ai, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data e dorëzimit të kërkesës, ia dërgon atë autoritetit kompetent, duke e vënë në dijeni edhe kërkuesin. Arsyeja e vetme që justifikon dërgimin e kërkesës një autoriteti tjetër është mungesa e informacionit të kërkuar.
B. Procedura e ankimimit në rast refuzimi të informacionit;
Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.
Hapat për ankimin janë si më poshtë:
1. Ankimi pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit: Qytetari mund të drejtohet tek:
- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
- Adresa: Rr. “Abdi Toptani”, Godina nr. 5, Tiranë
- Formulari dhe procedura për kërkesë për informim
- Formulari dhe procedura për ankimim te Komisioneri
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP
- Rezoluta të Kuvendit, kur ka
- Planet strategjike të punës
- Raporte monitorimi dhe auditimi
- Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së institucionit
Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP
- Buxheti dhe plani i shpenzimeve për vitin financiar
- Raporti vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset
- Informacion për donacione dhe sponsorizime, kur ka
- Dokumente financiare që kërkohen nga kuadri ligjor
Informacion për procedurat e prokurimit / koncesionit / partneritetit publik privat
- Lista e kontratave të lidhura, shumat dhe palët kontraktuese
- Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik
- Regjistri i realizimeve të prokurimit publik
- Rialokimi i Regjistrit të parashikemeve të prokurimit Publik
- Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave
Shërbimet që ofrohen nga AP
- Lista e shërbimeve që ofron institucioni
- Tarifat përkatëse, kur ka
- Formularët e aplikimit
- Afatet kohore
- Procedura e ankimimit
- Standardet e cilësisë së shërbimit
Procedurat / mekanizmat për konsultimin publik
- Njoftimet për konsultim publik
- Komente, rekomandime dhe opinione të palëve të interesuara
- Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve
- Raportet vjetore për transparencën në vendimmarrje
- Procedurat për të dhënë mendime mbi politikat publike
- Të dhënat e koordinatorit për konsultimin publik
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
- Lista e dokumenteve që administrohen nga institucioni dhe afatet e ruajtjes
- Format e dokumenteve dhe informacionit: elektronik, kopje fizike, audio, video ose fotografi
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
Autoriteti publik krijon, mban dhe bën publik një regjistër të posaçëm, ku pasqyrohen të gjitha kërkesat për informim dhe informacionet e dhëna në përgjigje të tyre.
Ky regjistër përditësohet dhe publikohet në faqen e internetit të autoritetit publik, si dhe në mjediset e pritjes së publikut në zyrat e autoritetit publik. Identiteti i kërkuesve të informacionit nuk pasqyrohet në regjistër.
Institucioni ynë angazhohet që çdo kërkesë të trajtohet me transparence dhe në përputhje të plotë me ligjin, në funksion të forcimit të besimit të publikut dhe respektimit të së drejtës për informim.
- Regjistri i përditësuar i kërkesave dhe përgjigjeve
- Kërkesat dhe përgjigjet e publikuara, sipas kërkesave ligjore
Ndihma shoqërore / subvencione të dhëna nga AP
- Informacion për ndihmën shoqërore ose subvencionet, nëse zbatohen nga institucioni
- Kategoritë dhe format e ndihmës
- Procedurat dhe dokumentacioni për aplikim
- Procedura e ankimimit
Informacione / dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato të nevojshme për publikim
- Njoftime të ndryshme
- Njoftime për procedurat e rekrutimit
- Raporte
- Publikime
- Statistika
- Projekte dhe bashkëpunime

